Çmendet Ederson, braktis portën dhe dhuron spektakël në mesfushë (VIDEO)
Manchester City mposhti mbrëmjen e djeshme Uolvesin me rezultatin 3-0 në një sfidë të dominuar nga “qytetarët”.

Asnjë goditje në portë nga ana e skuadrës mike, teksa portieri Ederson duhet të kalonte në mesin e fushës që të kapej nga kamerat.

Gardiani brazilian braktisi portën në një top të diskutueshëm dhe doli nga zona duke dhuruar spektakël me shokët e skuadrës në mesin e fushës.

Nuk munguan ovacionet në stadium, teksa ky veprim i Ederson është duke bërë xhiron e botës. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori