"Çmendet" Juventusi, 3 firma brenda 24 orëve (VIDEO)
Përflitej prej muajsh, por tashmë nuk ka më dyshime. Adrien Rabiot do të jetë futbollisti më i ri i Juventusi.

Mesfushori francez është paraqitur ditën e sotme në Torino, ku më pas pritet të hedh të zezën mbi të bardhë. 23 vjeçari do të firmos një kontratë katërvjeçare, teksa konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e kampionëve të Seria A në "Twitter".

Torino, Rabiot do të fitojë 7 milionë euro në vit, plus një tarifë prej 10 milionë euro për besnikërinë dhe vendosshmërinë për të nënshkruar me ta. Vizitat mjekësore, francezi do i kryer paraditen e nesërme.

Bashkë me të, në Qendrën J-Center do të jetë edhe kapiteni i Ajax-it, Matthijs de Ligt, i cili do i kushojë arkave të klubit italian plot 80 milionë euro. Ndërkohë, Luca Pellegrini ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme, me mesfushorin që ishte pjesë e shkëmbimit me talentin e Romës, Leonardo Spinazzola.
Shtuar më 30/06/2019, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori