Çmendet Maradona, godet me grushta gazetarin (VIDEO)
Ish-ylli i futbollit argjentinas Diego Maradona ka goditur me grusht gazetarët, pasi ekipi i tij Dorados nuk arriti të promovohej në elitën e futbollit meksikan. Dorados e kishte fituar takimin e parë ndaj San Luis me rezultatin 1-0, por humbja 4-2 në finalen e dytë bëri që San Luis të priste biletën për në Kategorinë më të lartë të futbollit në Meksikë.

Një gjë që nuk është kapërdirë lehtë nga Maradona. Teksa ishte në koridoret e dhomave të zhveshjeve, "El Pibe d'Oro" shpërtheu ndaj gazetarëve, që i drejtuan atij disa pyetje thumbuese. Video e publikuar në rrjetet sociale tregon qartë ç'rregullimet e 58 vjeçarit, që nuk kurseu as grushtet kundër gazetarëve.
Shtuar më 13/02/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori