Conte dhe Chelsea të frikshëm, shkatërrojnë dhe Arsenalin (VIDEO)
Chelsea dhuron magjinë e radhës në Premier League. Skuadra e Antonio Conjtes vijon me ritme të frikshme të shkëputet në krye të renditjes, teksa sot ka mposhtur një rival direkt si Arsenali 3-1.

Me një Cech të jashtëzakonshëm në portë, Hazard në super formë në mesfushë dhe Diego Costën si uragan në sulm, Blutë e kanë të thjeshtë që të mundin skuadrën e Arsenalit.

Goli i parë ën fakt erdhi mes polemikash, pasi Alonso në momentin që shtyu topin në rrjetë i dha një bërryl Bellerin, duke e detyruar që të braktis ndeshjen. për gjyqtarin ishte gjithçka e rregullt. Në fraksionin e dytë blutë shënojnë sërish me Hazard, ndërkohë që në fund i vë "kapakun" Fabregas.

Giroud në minutën e parë shtesë shënoi thjesht një gol flamuri. Chelsea tashmë është 12 pikë larg nga Arsenali dhe Tottenham. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori