Correa godet ‘qëllimisht’ me top kokën e Benzemas, gjyqtari nuk e ndëshkon atë (VIDEO)
Pëlqej
Real Madridi barazoi ndaj Atleticos në javën e 12-të të La Ligas dhe kështu tani gjenden plotë 10-të pikë prapa Barcelonës që është lider i kampionatit.

Klubit Madrilen mbrëmë ndaj Atleticos iu gjykuan disa raste shumë kontraverse nga gjyqtari i ndeshjes, Fernandez Borbalan i cili nuk ishte plotësisht i denjë për këtë ndeshje, përcjellë Albeu.com.

Në një aksion kur Benzema rrëzohet në tokë pas faullit nga Godin, vjen goditja e menjëhershme e topit nga Andrea Correa drejt kokës së lojtarit të Real Madridit, që duket një goditje plotësisht e ‘qëllimshme’ nga lojtari i Atleticos.

Çuditërisht këtë veprim të Correas, gjqytari i ndeshjes as nuk e gjykoi veprim kundërshtues me rregulla dhe as që e ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin e Atleticos. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori