Costa dhe Chelsea të pandalshëm (VIDEO0
Pëlqej
Diego Costa ka shënuar golin e dytë në dy ndeshje me Chelsean në Ligën Premier, derisa Blutë kanë shënuar fitore 2-0 ndaj një tjetër skuadre të porsapromovuar në elitën e futbollit anglez, Leicester City.

Skuadra e trajnerit Jose Mourinho ishte dominuese në pjesën e parë me disa raste të krijuara përmes treshes Costa, Cesc Fabregas dhe Andre Schurrle, por asnjëra prej tyre nuk përfundoi në rrjet.

Pas pjesës së parë pa gola, Blutë u rikthyen më energjik në pjesën e dytë. Dhe, pas edhe disa rasteve të humbura, Costa kaloi Blutë në avantazh pas rreth një ore lojë të zhvilluar në Stamford Bridge (62').

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel u mposht edhe një herë kur Eden Hazard dërgoi një goditje drejt golit kundërshtar për të shtuar epërsinë e Bluve (77’).

Ndeshja ishte e veçantë edhe për legjendën e klubit, Didier Drobga, i cili bëri rikthimin në Stamford Bridge duke u inkuadruar si zëvendësues i Costas në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Shtuar më 23/08/2014, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori