CR7 e festoi golin duke sharë arbitrat (VIDEO)
Në rrethinat e Madridit, Reali iu kundërpërgjigj kryesuesve të kampionatit, Barcelonës, me një provë cinike në fushën e Rayo Vallecanos ku e zhbllokoi sfidën në pjesën e dytë për të rrëmbyer një 3 pikësh të vuajtur.

Tensioni për "Los Blancos" u rrit me kalimin e minutave por në të 67-ën, Carvajal bëri gjithçka mirë nga e majta duke dhuruar një penallti në lëvizje për Cristiano Ronaldon që sigloi rrjetën numër 300 me fanellën madrilene.

Por ylli portugez ka përfunduar në qëndër të polemikave pas fjalëve të nxjerra nga goja në momentin e festimit të golit.

Ronaldos nuk i ka pëlqyer arbitrimi gjatë ndeshjes dhe për më tepër kartoni i verdhë që mori në pjesën e dytë.

Siç shihet edhe në videon e mësipërme që ju sjell Portali Albeu ai ka nxjerrë nga goja fjalët "Roba esta carajo", që nuk do të ishin të hijshme dhe etike të përkëtheheshin në shqip. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2015, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori