CR7 mer përdore Juventusin për në çerek-finale (VIDEO)
Juventusi ka bërë mrekullinë në “Alliaz Stadium” me Cristiano Ronaldon që shënon het-trikun.

Portugezi justifikoi tërësisht çdo qindarkë të shpenzuar për të.
Show i Juventusit nisi në minutën e 27’ ku një top përfekt i Federico Bernadeschit gjen "Air" Ronaldon që mposht Juafran në lartësi dhe Oblak në portë.

Rezultati minimal në pjesën e parë ishte rezultati që Juventusi kishte shpresuar për tu kthyer me të njëjtin ritëm në të dytën ku përsëri Ronaldo në minutën e 48’ mposht në ajër dy qendërmbrojtësit e Atletico Madridit dhe godit furishëm topin që edhe pse i devijuar nga Oblak kaloi vijën fatale aq sa për tu konfirmuar goli.

"Zonja e Vjetër" nuk kishte mbaruar me kaq, pas disa tentativave nga i riu Kaen për të 3-fishuar rezultatin ishte përsëri CR7 që do ta çonte topin në rrjetë për të 3-tët herë përmes një penalltie të marë nga Bernadeschi në minutën e 86’.

3 gola, topin me veten në shtëpi dhe dërgon skuadrën e tij në fazën tjetër ky ishte premtimi i tij para ndeshjes, kjo ishte ajo cka tifozët prisnin, ky është Ronaldo ky është Juventusi. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori