Cristiano Ronaldo, lojtar i madh por dhe një njeri i madh (VIDEO)
Cristiano Ronaldo konsiderohet si një ndër futbollistët më të mëdhenj në botë. Ai luan te Real Madrid së bashku me kroatin Luka Modric prej disa vitesh.

Ata janë shokë shumë të mirë edhe jashtë fushave të lojës, por në karrierën e tyre kanë qenë në një ndeshje dhe si kundërshtarë.
Në raundin e 1/16-ve në Europianin e vitit të kaluar Portugalia fitoi me vështirësi 1-0 ndaj kroatëve.

Të gjithë lojtarët portugez festonin fitoren në fundin e ndeshjes Por, Cristiano Ronaldo nuk e bëri diçka të tillë.

Gazetarët e pyetën pas ndeshjes" Përse nuk e festuat fitoren së bashku me shokët e skuadrës?

CR7 u përgjigj: "Jam i lumtur për fitoren, por si mund të festoj kur vëllai im Luka qan?"

Fjalë që tregon shumë se Ronaldo nuk është vetëm një lojtar i madh, por dhe një njeri i madh. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori