Cristiano Ronaldo "spiunon" James Rodriguez (VIDEO)
Cristiano Ronaldo kapet duke spiunuar James Rodriguezit. Ditët e fundit lojtarët e Real Madrid hodhën votën e tyre për atë që mendojnë se është 11-shi ideal i FIFA-s për këtë vit. Dhe në momentin kur kolumbiani duhet të shprehte votën e tij, logjikisht të fshehtë vuri re që pas shpine gjendej portugezi.

Ylli i Real Madrid mesa duket donte të mësonte nëse kolumbiani e kishte përfshirë dhe atë në listë dhe nuk u largua as kur Rodriguez ia kërkoi me të qeshur, madje u pa shumë i përqëndruar në leximin e emrave të vendosur nga ana e kolegut të tij të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori