Dalin nga makina dhe qëllojnë, këto janë pamjet e atentatit mafioz në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Kanë dalë sëfundmi pamjet e plagosjes së mbrëmshme të 24-vjeçarit Lorenc Hoxha tek kryqëzimi i "Komunës së Parisit".

Videoja mban datën 3 gusht 2017, dhe në ekran është shënuar ora 19: 51 minuta.

Policia është njoftuar në 19:55 për ngjarjen
Në një moment nga një makinë e zezë, tip fuoristradë zbresin dy të rinj, njëri i veshur me të bardhë dhe pantallona të shkurtra (xhinse), ndërsa personi tjetër është i veshur me pantallona të zeza dhe të gjata.

Pasi dalin nga makina ata drejtohen pranë kryqëzimit, ku duket se duhet të jetë një makinë. (Në video nuk shihet qartë).
Pas disa sekondash dëgjohet një e shtënë. Më pas makina e zezë merr rrugën për “Sulejman Delvina”.

Policia ka marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh dhe kjo video është në dispozicion edhe të policisë dhe do të ndihmojë për të zbardhur autorët e krimit.

Policia informoi dje : “Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Sipas dëshmitarëve 24 vjeçari nga Bulqiza është plagosur në shpatull dhe në pamundësi për të drejtuar automjetin është përplasur me një nga shtyllat e kësaj rruge. Automjeti ka përfunduar në hyrje të pallatit. /Ora News/
Shtuar më 04/08/2017, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori