ublikohen
pamjet nga dhuna e treguar ndaj
tifozëve të
Celtic në Romë, ku mbeten të plagosur dy tifozë
skocez.
Në
pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet qartë huliganizmi i një grupi
tifozësh të Lazios, të cilët të maskuar kanë sulmuar me mjete të forta dhe të ftohta
tifozët miq. Përplasja mes grupeve ka sjellë kaos në qytet, me policinë italiane që ka marrë masa për të shmangur një tjetër përplasje mes tyre.
Rreth 1500 oficerë policie kanë zbritur në terren, teksa mendohet se 9000 tifozë të
Celtic kanë udhëtuar drejt Italisë për të qënë prezent në ndeshjen e "Olimpico", e vlefshme për grupet e Europa League.
Shtuar më 07/11/2019,
ora 19:32