Serbët thonë se u goditën me gurë, por ja e vërteta (VIDEO)
Pëlqej
Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

Gjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Istogut janë sulmuar autobusët me pelegrinë serbë.

Sipas policisë, dy autobusët bartnin rreth 170 pelegrinë serbë, të cilët kishin leje për vizitën në Manastirin e Studenicës.

Ai ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 15:15 dhe jo në mëngjes siç raportuan mediat serbe.

Nga gjuajtja me gurë janë thyer dy xhama, por mediat serbe progandojnë dhe thonë se kjo ishte e organizuar.

“Kur kemi zbritur dhe kemi arritur tek autobusët na priti kaos i vërtetë. Ekstremistët shqiptarë krijuan barrikada me traktor, rimorkio dhe goma. Filluan të në gjuanin me gurë. Ishim të frikësuar. Luteshim, disa gra u shtrinë në dyshemenë e autobusit. Më pas ka arritur policia, shtatë a tetë vetura. Më pas i larguan barrikadat dhe ne u nisëm”, ka thënë një vajzë, por që nuk ka pranuar të flet me emër, raporton “blic”.

Në videon e gazetës serbe shihen disa të rinj që gjuajnë me gurë, por situata nuk shihet të ketë qenë ashtu siç pretëndojnë mediat serbe dhe vetë ata që ishin aty.

As barrikadat nuk shihen në video, siç pretendojnë ata.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të pezmatuar në serbët, pasi që ata asnjëherë nuk kërkuan falje për krimet e bëra. Ishin shumë serbë fqinj që në kohën e luftës u bashkuan me forcat kriminale që shkaktuan vrasje, dhunime, tortura, etj.
Shtuar më 22/10/2018, ora 11:32
Ilir
e Hënë 22 Tetor 2018, Ora 11:45
A tash Po shkrujni shqiptaret! E jo kosovaret
Hahaha
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori