Danimarkë, kjo është "Gafa e Vitit" (VIDEO)
Pëlqej
Në Danimarkë kanë nxituar ta cilësojnë "gafa më e madhe e vitit". Viti 2014 nuk ka përfunduar ende, por gafa e Nichlas Rohde hyn me siguri mes gabimeve më të rënda të këtyre muajve.

Sulmuesi 22-vjeçar i Akademisk Boldklub, skuadër e divizionit të dytë danez, është i vetëm përballë portës kundërshtare, vetëm dy hapa larg vijës fatale por për çudinë e të gjithë godet shtyllën pingule.

Skuadra e tij e humbi ndeshjen me rezultatin e thellë 1-5. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori