David Alaba shënon këtë autogol qesharak (VIDEO)
Në vazhdën e përgatitjeve për Euro 2016, Austria është vënë përballë Maltës në një ndeshje që u luajt nën nivelin e pritur. Për më tepër, në fundin e ndeshjes mbrojtësi “bavarez”, David Alaba, shënoi një autogol qesharak si për t'i vënë kapakun paraqitjes së austriakëve që fituan 2-1.

Në ndeshjet e tjera ra në sy humbja 1-2 e Irlandës nga Bjellorusia e cila e gjeti veten në avantazhin e dy golave brenda një ore lojë ndërsa shkurtuan irlandezët 20 minuta nga fundi me anë të Ward. Serbia mundi pa shumë vështirësi Izraelin 3-1 dhe Luksemburgu u mposht 1-3 nga Nigeria edhe pse bëri një lojë të mirë.
Shtuar më 01/06/2016, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori