De Biasi mobilizohet për mbledhjen e fondeve të cilat do të nisen drejt Shqipërisë (VIDEO)
Ish-trajneri i Shqipërisë, Ganni de Biasi, ka shprehur solidarizimin për popullin shqiptar që po kalon një situatë kaotike pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Tekniku me pasaportë shqiptare nuk e ka harruar vendin tonë, madje është mobilizuar për mbledhjen e fondeve të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.
Shtuar më 04/12/2019, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori