De Biasi vizitë surprizë në stërvitjen e fundit të kuqezinjve (VIDEO)
Pëlqej
Ish-trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi duket se nuk mund të shkëputet dot lehtë nga lojtarët që ai drejtoi për më shumë se gjashtë vite, duke e çuar kombëtaren kuqezi drejt sukseseve të paprekura më parë.

Teksa trajneri i ri, bashkëkombësi i tij Christian Panucci është në ditën e pestë të stërvitjes në prag të ndeshjes tepër delikate, asaj ndaj Maqedonisë, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ u gjend edhe De Biassi i cili kishte shkuar për të përshëndetur dhe për t’u dhënë më shumë besim futbollistëve të kombëtares shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori