De Ligt para 100 mijë tifozëve: U treguam të gjithëve çfarë është futbolli (VIDEO)
Ajax është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni futbollistik.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ten Hag arriti t’i bënte të gjithë për vete me paraqitjet fantastike në Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm.

Nefestën madhështore ku ishin të pranishëm në shesh afro 100 mijë tifozë. Në podiumin e ngritur ishin të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues. Në këtë dite speciale, nuk mungoi as fjalimi prekës i kapitenit De Ligt, i cili me shumë gjasa do të largohet sezonin e ardhshëm.

"Ajo çka është më e rëndësishme, është se i treguam çdokujt se çfarë është Ajaksi dhe çfarë qyteti është Amsterdami. I treguam çdokujt se çfarë jemi ne dhe çfarë është futbolli sulmues.

"U treguamgjithëve njeriun e madh që është mbi ne, (Johan Krujf) që ishte duke na parë dhe duke pritur nga ne dhe ne e arritëm të gjithë së bashku, lojtarët me eksperiencë, të rinjtë, të gjithë dhe tifozët. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit për këtë sezon të mrekullueshëm', u shpreh De Ligt.
Shtuar më 17/05/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori