Debutim ëndrrash, Cikalleshi gjen rrjetën me skuadrën e re (VIDEO)
Pëlqej
Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi është bërë protagonist në takimin e sotëm mes skuadrës së tij, Akhisarspor dhe gjigantëve të Beshiktash. Edhe pse nuk e nisi ndeshjen titullar, Cikalleshit i mjaftoi vetëm pjesa e dytë për të gjetur golin.

Bomberi u aktivizua në minutën e 46’ përballë gjigantit Beshiktash dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Fillimisht, 28-vjeçari gjeti rrjetën që në momentin kur u fut në lojë , por iu anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë, sulmuesi nuk u dorëzua dhe arriti të gjejë rrjetën sërish. Kësaj radhe, goli ishte i rregullt dhe në minutën e 81’, Cikalleshi shënoi golin e vetëm për Akhisarspor.
Shtuar më 18/01/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori