Debutim perfekt, Doka shënon që në ndeshjen e parë në Kroaci (VIDEO)
Debutimi i Albi Dokës në kampionatin kroat të futbollit nuk mund të ishte më i mirë.

Mbrojtësi i cili u largua vetëm pak ditë më parë nga Tirana për t’iu bashkuar Goricës në futbollin kroat, ka shënuar gol që në sfidën e parë me fanellën e skuadrës së re.

Gorica luante sot në fushën e Varazhdin ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ndërsa mbrojtësi shqiptar ishte lënë në stolin e rezervave pasi kishte pak ditë me skuadrën e nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme të përshtatej me pjesën tjetër të ekipit.

Me rezultatin 2-1 për skuadrën e Goricas, trajneri vendosi t’i besonte Dokës disa minuta duke e hedhur në fushë kur regjistrohej minuta e 83-të e takimit.

Doka nuk zhgënjeu dhe që me mundësinë e parë la shenjë në këtë duel, duke shënuar golin e 3-1 me nëj diagonale të devijuar nga një mbrojtës, kur regjistrohej minuta e 89 e sfidës.

Kjo ishte një goditje e rëndë për vendasit, të cilët në shtesë pësuan edhe dy gola të tjerë, duke bërë që Gorica të fitonte këtë ndeshje me fitoren 5-1. /vipsport.al/
Shtuar më 14/08/2020, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori