Del videoja e plotë e sherrit mes gazetarëve në emision: A je budalla? (VIDEO)
Pëlqej
Mes Dritan Shakohoxhës dhe Artan Hoxhës pati një moment tensioni gjatë emsisionit të mbrëmshëm "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili.

Sipas Shakohoxhës, ndalimi i Ballist Morinës ishte i padrejt nga autoritetet kroate, por Artan Hoxha theksoi se ai u ndalua për shkaqe të pastra ligjore.

Diskutimi zgjati mes tyre duke arritur edhe në reagime të nxehta.


Debati
Shakohoxha: Unë besoj që ndalimi i Ballist Morinës nuk është i drejtë. Këta nga ana juridike mund ta shpjegojnë. Kolegu im gazetar jeton në Norvegji, unë jetoj në Shqipëri (ironi për Artan Hoxhën).

Artan Hoxha: Tani ta them unë, një fjali kam. Në stadium kur shkojmëm Shako ngaqë është komentator te Supersport dhe e kanë parë me Mand Dukën, hyn edhe pa biletë.

Shakohoxha: Mua më kanë parë në punë mo, ca thu mor burrë. A je në rregull mo. Unë kam 30 vjet gazetar, ca thua mo.

Artan Hoxha: Edhe unë kam 22 vjet mor burrë.

Shakohoxha: Po pra, në prokurori futesh ti, unë nuk futem dot.

Artan Hoxha: Unë të thashë, më ka marrë telefonat prokurori ti flet akoma.

Shakohoxha: A ke logjike apo jo?

Artan Hoxha: A je në vete apo jo?

Shakohoxha: Unë kam shok Presidentin e Federatës dhe hyj në stadium? Budalla je? Unë punoj mo, jam komentator i ndeshjes.

Artan Hoxha: Unë po të them nuk hyj dot në stadium pa biletë…

Shakohoxha: Po normal mo.

Artan Hoxha:…jo me armë pa leje. Ske shans mo.
Shtuar më 20/09/2017, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori