Derbi i mbijetesës, Vallecano mposht Getafen (VIDEO)
Rayo Vallecano ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë teksa mposhti në transfertë Getafen me rezultatin 1-2.

Edhe pse vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3 me anë të Vazquez, Vallecano përmbysi gjithçka falë golave të Jozabed në minutën e 39 dhe Baena në të 64-ën.

Me këtë fitore Rayo Vallecano ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 3 më shumë se Getafe. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori