Derbin e legjendave Liverpool-Milan e fitojnë vendasit, Pirlo shënon perlë (VIDEO)

Pirlo gol on Vidnews.

Ka përfunduar ndeshja e legjendave mes Liverpulit dhe Milanit, e cila është luajtur në "Anfield Road", për motiv bamirësie.

Në këtë sfidë ishin të pranishëm të gjithë legjendat e finales së Stambollit, në vitin 2005, mes të dyja skuadrave. Liverpuli ka dalë fitues në këtë sfidë me rezultatin 3-2.

Golat për anglezët u shënuan nga Fouler, Sise dhe Xherard, ndërsa për Milanin shënuan Pirlo dhe Pankaro.

Vlen të përmendet fakti se Pirlo ka shënuar me një goditje dënimi 20 metra larg portës duke shtangur portierin. Vitet kalojnë, por mesfushori italian nuk harron “zanatin” e goditjeve të dënimit.
Shtuar më 23/03/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori