Dermaku shënon golin e parë të sezonit dhe i jep fitoren skuadrës së tij (VIDEO)
Kastriot Dermaku është një nga emrat më të përfolur në Itali këto ditë.

Lojtari që la Kosovën për Shqipërinë shënoi golin e tij të parë të sezonit.

Ai ia dhuroi tri pikë Cosenzas në shtëpi ndaj Spezias, duke shënuar golin e vetëm për 1-0 në minutën e 55′. Ai barti edhe shiritin e kapitenit.

Shqiptari i Cozencas ka zgjuar interesin e disa klubeve rreth vetes si Bologna, Torino apo dhe Besiktasi. Një tjetër sinjal pozitiv shtatlarti e ka dhënë mbrëmjen e sotme për të gjitha klubet e interesuara. /albeu.com/





Shtuar më 22/04/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori