E FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, banorët në panik
Dëshpërim por edhe duartrokitje, ultrasit nuk lënë vetëm Partizanin pas humbjes (VIDEO)
Fundi i ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës ka parë futbollistët e kuq që të dëshpëroheshin në fushën e lojës të “Air Albania”, pasi humbën një derbi pas 5 vitesh. Por për të ngritur disi moralin e futbollistëve kanë menduar tifozët e skuadrës së kuqe.

Në fund të sfidës, kur lojtarët u rreshtuan para tyre, duke kërkuar ndjesë për këtë humbje, ata në vend të kritikave i mbështetën futbollistët e skuadrës së tyre.

Kështu, nga tribunat vërshuan vetëm kore mbështetjeje për skuadrën dhe duartrokitje, duke kujtuar se këta lojtarë ishin po ata që u shpallën kampionë dhe që për momentin janë ende në kryesim të kampionatit, përtej humbjes në këtë sfidë, ku kishin qenë dominues në 5 vitet e fundit.
Shtuar më 13/12/2019, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori