Dhuna ndaj gjyqtarit në Peqin, reagon FSHF (VIDEO)
Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa urgjentisht për të arrestuar agresorët. Bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal, agresorët rrezikojnë në 3 vjet heqje lirie.

Reagimi zyrtar i FSHF-së:

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.
Shtuar më 14/12/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori