Dhunë në Shkodër: Mes të lënduarve, policë, tifozë dhe fëmijë (VIDEO)
Pamjet: Tv Oranews
Pëlqej
Stadiumi “Loro Boriçi” ku pasditen e sotme u luajt ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës e cila përfundoi me rezultatin 1-1 është shndërruar në një arenë përleshjesh mes dy tifozërive, duke degjeneruar deri në gjuajtjen me gurë e mjete të forta madje një tifoz është plagosur me thikë.

Situata e tensionuar ka vijuar si brenda ashtu dhe jashtë stadiumit.

Në spitalin e Shkodrës mesohet për 4 policë të plagosur, 3 fëmijë 10-12 vjeçarë të lënduar me gurë, një tifoz shkodran i plagosur me thikë.

Mes të plagosurve është edhe Presidenti i Klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili në një moment po ndërhynte për të qetësuar tifozerinë e Tiranës e cila nisi të godiste me gurë, kur Vllaznia shënoi golin e parë.

Gjithashtu, është goditur dhe trajneri i Tiranës, Gugash Magani.

Dhuna ka vijuar si brenda ku tifozët thyen edhe stolat por edhe jashtë ku janë thyer xhamat e makinave.

Nga incidenti në stadiumin e Shkodrës mbetën të plagosur efektivët Pjetër Bungaja, Agim Lohja, Tahir Lekndreu, Gjergj Dodani.

Pas ngajrjes, përmes njoftimeve për shtyp reaguan Policia dhe Klubi Vllaznia.

Në reagimin e Policisë, thuhet se situata tashmë është nën kontroll ndërsa tifozët e Tiranës do të shoqërohen nga FNSH.

Policia e Shkodrës gjithashtu ka njoftuar se ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të Tiranës, të cilët, sipas policisë, janë piketuar nga filmimet.

Në anën tjetër, Klubi Vllaznia shprehu keqardhjen për incidentin e ndodhur duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me policinë dhe autoritetet për zbardhjen e plotë të incidentit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 20:19
naser
e Premte 12 Shtator 2014, Ora 05:34
qfar njerez jane keta sjan per sport keta
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori