Angel Di Maria dhe Radamel Falcao, dy blerjet e bujshme të merkatos së verës, i japin fitoren
Manchester United në javën e shtatë të Premier League-s.
Skuadra e Louis Van Gaal fitoi 2-1 përballë Evertonit falë një goli të argjentinasit në minutën e 27 dhe të kolumbianit në minutën e 62.
Miqtë barazuan përkohësisht në minutën e 55 me anë të Naismith, ndërsa në fundin e pjesës së parë Baines humbi edhe një penallti.
Me këtë fitore
Manchester United ngjitet në vend të katërt në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Everton qëndron në fund të tabelës në kuotën e 6 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 14:57