"Diego Maradona", dokumentari për legjendën e futbollit botëror
"Diego Maradona" është dokumentari i ri me regjisor Asif Kapadia, ku është shpërndarë online edhe video e parë.

Ky projekt, i cili do të prezantohet jashtë garës në Festivalin e Cannes, është realizuar duke shfrytëzuar rreth 500 orë materiale të papublikuara nga arkivi personal i kampionit argjentinas.

Dokumentari do të tregojë historinë e Diego Armando Maradona-s gjatë kohës kur luante për Napolin në vitet 80.
Shtuar më 24/04/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori