Talenti
brazilian Coutinho po mahnit të gjithë me aftësitë e tij në Liverpool. Supertalenti
brazilian që nga transferimi në Anfield Road ka arritur që të dëshmojë veten duke qenë në disa ndeshje lojtari më i mirë për "The Reds".
Lëvizjet e Coutinhos po krahasohen me ato që dikur i bënte
Ronaldinho te Barcelona. Nëse bëjmë një krahasim,
Coutinho brenda 6 ndeshjeve ka bërë më shumë asiste se sa së bashku talentë të njohur si
Oscar,
Cleverley e Chamberlain.
Pasimet e tij me kokë pas, driblimet fantastike, shpejtësia e tij dhe imagjinata në fushë janë ato që po bien në sy tek
Coutinho. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013,
ora 17:34