Dinamo sheh dritë në fund të tunelit, blutë kryejnë stërvitjen e parë në qëndren e re (VIDEO)
Prej vitesh, klubi i Dinamos po vuan rezultatet e dobta duke u ngujuar në Kategorinë e Parë, pa pasur mundësinë të rikthehet në elitë. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së infrastrukturës, mirëpo tashmë duket se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur.

Klubi i Dinamos nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, kanë lajmëruar se skuadra për herë të parë ka zhvilluar stërvitjen në qëndren e re stërvitore.

Në këtë ditë të veçantë, ka qenë i pranishëm edhe presidenti Marko Pontreli sëbashku me drejtuesit dhe stafin e ekipit. Kështu, nga Dinamo vijnë sinjale pozitive, edhe pse për rikthimin në elitë duhet të presin ende.
Shtuar më 07/07/2020, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori