Ditë për tu harruar për Sadikun, bomberi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq brenda 7 minutash (VIDEO)
Kjo fundjavë nuk kishte si të shkonte më keq për Armando Sadikun.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare fillimisht e pa veten të mbetej larg grumbullimit të radhës rë përfaqësueses shqiptare e më pas, përjetoi një nga ndeshjet më negative të viteve të fundit për të.

Sadiku u la përsëri jashtë listës nga trajenri Edi Reja, i cili duket se nuk beson në aftësitë e sulmuesit më të mirë të kuqezinjve në aktivitet. Sot, ai kishte mundësinë që të tregotne se trajneri gabohej në këtë vlerësim të tijin. Por sulmuesi bëri gjithçka gabim në ndeshjen që Erzurumspor luajti kundër Goztepe.

I aktivizuar në minutën e 86 të sfidës, atij iu deshën vetëm 3 minuta për të shkruar emrin në bllokun e gjyqtarit Çunejt Çakir, i cili i tregoi të verdhin për një faull. Më pas, në shtesën e takimit, ai fillimisht shpërdoroi mundësinë për të shënuar golin e fitores, pasi sfida ishte 1-1, duke gjuajtur jashtë pak hapa larg portës. Loja u zhvendos në anën tjetër të fushës dhe aty, Sadiku tërhoqi nga fanella një kundërshtar gjatë një goditje dënimi, duke marrë të verdhin e dytë e si rrjedhojë të kuqin.

Vetëm 7 minuta në fushë për dy të verdhë dhe një të kuq, padyshim një ditë për t’u harruar nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Shtuar më 07/11/2020, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori