Djaloshi i Milan gol si Weah (VIDEO)
Në pritje të debutimit të Mario Balotellit me fanellën e Milan, klubi kuqezi i është kënaqur shpërthimit të një tjetër sulmuesi në gjirin e saj: Ezekiel Isoken Henty. Djaloshi, pjesë e të rinjve të Milan, në ndeshjen kundër Vareses, ka shënuar një supergol që ngjason me atë të madhit George Weah në vitin 1996 kundër Veronas.

Henty e mori topin në zonën e tij dhe duke kaluar çdokënd që i doli përpara shënoi golin që i mahniti të gjithë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori