Liverpool ka arritur fitoren e dytë në Champions League duke mposhtur me
rezultatin e thellë 4-0 Crvena Zvezdën në "Anfield Road".
Skuadra e Kloppit dominoi ndeshjen që prej fillimit të pjesës së parë, ku serbët u munduan që të mbrohen dhe të mos pësojnë shumë gola.
Serinë e golave për Liverpoolin e nisi në
minutën e 20' Roberto Firmino, ku në pjesën e parë shënoi edhe Mohamed Salah pas një asisti që mori nga Shaqiri.
Në pjesën e dytë Liverpooli përsëri ishte më mirë dhe shënuan shumë shpejt.
Kësaj here ishte Salah që shënoi nga pika e bardhë pasi që
Mane u pëngua në zonën e 16 metërshit.
Seria e golave të
Liverpool vazhdon dhe në
minutën e 80’të shënon prapë Sadio
Mane duke thelluar
rezultatin në 4-0.
Pas kësaj fitoreje,
Liverpool renditet në vendin e parë më 6 pikë, 1 më pak së Napoli që barazoi kundër Paris Saint-Germain me
rezultatin 2-2. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018,
ora 23:10