"Dopiet" e Felix, Atletico triumfon ndaj Osasunas në transfertë (VIDEO)
Atletico e Madridit ka gjetur ritmin e duhur në La Liga, ku ka mundur të sigurojë fitoren e tretë radhazi. "Los Colchoneros" fitoj lehtësisht 1-3 në "Pamplona" ndaj Osasunas, sfidë ku spikati Joao Felix me dy golashë të shënuar dhe një penallti të humbur.

Talenti portugez e zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, me 11-metërsh, por gaboi sapo nisi e dyta po nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur shtyllën. Gjithsesi, në të 69-ën realizoi të dytin personal me një goditje të jashtëzakonshme nga vija e 16-metrave, me topin që përfundoi në rrjetë.

Budimir hapi përkohësisht sfidën në minutën e 82-të, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Torreira "vrau" përfundimisht takimin me golin e 1-3.
Shtuar më 31/10/2020, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori