Dopieta e Welbeck mposht Zvicrën e Shaqirit (VIDEO)
Pëlqej
Anglia e Roy Hodgson mposhti në "St.Jacob Park" Zvocrën e vendase në të cilën luajtën 4 futbollistë shqiptarë. Heroi i fitores angleze ishte sulmuesi i ri i Arsenalit, Danny Welbeck, autori i të dy golave.

Në fushë që nga minuta e parë ishin: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, ndërsa në pjesën e dytë hyri në lojë edhe Blerim Xhemaili.

Kjo ishte edhe ndeshja debutuese për teknikun e ri të Zvicrës Vladimir Petkoviç. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori