Dopieta fantastike e Alvaro Recoba (VIDEO)
Nëse ken një këmbë si ajo e Alvaro Recobas mosha ka pak rëndësi. Ish sulmuesi i Inter po përjeton një rini të dytë me fanellën e Club Nacional de Football në Uruguaj ku në javën e fundit të kampionatit vendas të futbollit shënoi një dy-golsh të mrekullueshëm.

Goli i parë ishte një gjuajtje mjeshtërore nga jashtë zone e cila përfundoi në cepin më të largët të portës kundërshtare ndërsa goli i dytë erdhi nga goditja e këndit. Topi i lëshuar nga Recoba shkoi direkt në shtyllën e parë të portës së Fenix ku portieri i saj nuk mundi të bënte asgjë. /albeu.com/

Shijojeni dopietën e Alvaro Recoba në videon e mësipërme...
Shtuar më 24/09/2012, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori