Dopietë e Iscos, fiton Reali (VIDEO)


Real Madrid fiton ndaj Athletic Bilbao dhe shkon në kuotën e 9 pikëve. Ndeshja e vlefshme për javën e tretë të La Ligas u fitua 3-1 nga ekipi i Carlo Ancelottit falë golave të Isco dhe Cristiano Ronaldo. Ish talenti i Malagas shënoi dopietën e parë me "Los Blancos", ndërsa ylli portugez golin e parë për këtë sezon.

Për baskët ngushëtoi diferencën Ibai Gomez, gol i cili vlen thjesht për statistika. Me këtë humbje Athletic Bilbao ndalet në kuotën e 6 pikëve.

Në mbrëmje luhet sfida Valencia-Barcelona. /albeu.com/

Golat: Isco 25, 62; Cristiano Ronaldo 45; Ibai Gomez 79.
Shtuar më 01/09/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori