Dortmund-Bayern në finalen e Kupës (VIDEO)
Bayerni i Munichut është kualifikuar në finalen e Kupës DFB, pasi arriti të eliminojë në gjysmëfinale me vështirësi të mëdha Borussia Monchengladbachun dhe këtë vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Bayerni në këtë takim u paraqit me formacionin më të fortë, por edhe pas 90 minutave lojë përkundër rasteve të shumta, nuk arriti të shënojë fitore.

Dilema nuk u vendos as gjatë vazhdimeve, duke bërë që gjithçka të vendoset në penalti.

Gjatë goditjeve të saktë ishin lojtarët e Bayernit, kurse për vendasit dështuan Dante dhe Nordtveit, duke bërë që bavarezët të kualifikohen në finale ku do të takohen me rivalin e madh, Dortmundin.


http://www.dailymotion.com/video/xplnuc_gladbach-2-4-bayern-pen_sport" target="_blank">Gladbach 2-4 Bayern PEN by http://www.dailymotion.com/sporsun" target="_blank">sporsun
Shtuar më 22/03/2012, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori