Dortmund dhe Leipzig ndajnë pikët duke shënuar plot 6 gola (VIDEO)
Dortmundi nuk ka arritur të ruaj avantazhin e dyfishtë të pjkesë së parë për të mundur Leipzigun kryesues.

Dueli i zhvilluar në “Sigal Iduna Park”, përfundoi në barazim 3-3. Golat e Ëeigl dhe Brandt, në pjesën e parë u ekulibraun nga dopieta e shpejtë e Ëerner në fraksionin e dytë. Sërish Dortmundi iu afrua fitores me golin e 3-2 të shënuar nga Sancho, por reagimi i Leipzigut erdhi në minutën e 78-të me finalizimin e Patrik Schic.

Leipzigu mbetet në krye të Bundesligës me 34 pikë, 3 më pak se Borussia e Monchengladbachut, ndërsa Dortmundi mban gjithashtu të njëjtin pozicion që kishte, pra vendin e tretë. Në takimet e tjera Augsburgu mposhti 3-0 Dusseldorfin, ndërsa Hoffenheimi iu imponua 0-2 Union Berlinit.

Shtuar më 17/12/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori