Dortmund i "falet" Hummels, triumfon ndaj Arminia Bielefeld (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arkëtuar edhe tri pikë të reja në Bundesliga.

Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre, Borussia Dortmund, ka shënuar fitore me rezultat 0:2 në përballjen ndaj Arminia Bielefeld.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Hummels, në minutën e 53’ të takimit.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 71’, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë përballje.

Borussia Dortmund ka tashmë 15 pikë në pozitën e dytë, aq sa kanë liderët e Bayern Munich, kurse Arminia Bielefeld mbetet me vetëm katër pikë në pozitën e 14-të.
Shtuar më 31/10/2020, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori