Dortmund lë pas humbjen ndaj Bayern, rimerr kreun (VIDEO)
Borussia Dortmund ka reaguar pas humbjes 5-0 të pësuar kundër Bayern Munich një javë më parë dhe është kthyer përkohësisht në vendin e parë të Bundesliga-s pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Mainz-in.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jadon Sancho, autori i dy golave të verdhezinjve në minutat 17' dhe 24'. Me këto dy realizime, ylli anglez është bërë lojtari më i ri, 19 vjeç e 19 ditë, që realizon 11 gola në historinë e kampionatit gjerman.

Miqtë kanë ngushtuar diferencat shtatë minuta para fundit me Quaison, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e barazimit. Tani topi i kalon Bayern Munich, që do të kërkojë të kundërpërgjigjet nesër në takimin që do të luajë në fushën e Dusseldorf. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori