Dortmund mposht Dusseldorf, shpres për titullin (VIDEO)
Dortmund ka arritur të mposhtë Dusseldorf në “Signal Iduna Park” me rezultatin e ngushtë 3-2.

Verdhezinjtë arritën të zhbllokonin rezultatinminutën e 41’ falë një penalltie e cila u ekzekutua saktë nga sulmuesi anësor Pulisic.

Në avantazhin minimal është mbyllur pjesa e parë. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për miqtë pikerisht në minutën e 47’ me autor Fink.

Goli i barazimit vuri në lëvizje vendasit të cilët kërkonin me patjetër fitoren në këtë ndeshje dhe arritën vetëm 5 minuta më pas të shënojnë golin e barazimit dhe të kalojnë përsëri në avantazh me Delaney.

Duseldorf vetëm pak minuta më pas i aforhet golit të barazimit por Lukebakiu nuk tregohet saktë në ekzekutimin e panelltisë.

Në minutat shtësë Dortmund arrinë të gjejë edhe golin e 3 me Gotze saktësisht në të 92’ por miqtë nuk dorëzohen dhe arrinë të ngushtojnë rezultatinminutën e 95’ por që nuk do ti mjaftonte për të marrë të paktën një pikë.

Kjo fitore merr akoma më shumë vlera për Dortmund pasi Bayern u ndal në barazim dhe verdhezinjtë janë vetëm 2 pikë prapa. /albeu.com/


Shtuar më 11/05/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori