Dortmund shkatërron Koln, Haland tund sërish rrjetën (VIDEO)
Borussia Dortmund e ka mposhtur Kolnin me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen hapëse të javës së 19.

Vendasit dominuan sfidën nga fillimi deri në fund, teksa arritën që të shënonin që në minutën e parë me Raphael Guerreiron.

Marco Reus dhe Jadon Sancho shënuan dy golat e tjerë, para se të vinte goli i vetëm i Koln me Mark Uth (3-1).

Pas kësaj ishte momenti i Erling Braut Haaland që u fut në lojë në minutën e 65-të.

Fillimisht ai gjeti rrjetënminutën e 77-të kur shënoi nga një top i kthyer nga mbrojtja.

Më pas goli i dytë i tij personal ishte shumë i bukur pasi e kaloi edhe portierin për të shënuar për 5-1.

Me këto dy gola ai ka shkuar në kuotën e pesë golave me Borussia Dortmundin në vetëm dy ndeshje. Për Koln 10 minuta luajti edhe Elvis Rexhbecaj.
Shtuar më 24/01/2020, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori