Dortmund shpërdoron avantazhin e dyfishtë përballë Wender (VIDEO)
Borussia Dortmund ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë ndaj Werder Bremen duke barazuar 2-2.

Me këtë remi, vendasit kanë shumë pak shpresa për titullin kampion teksa Bayern tani ka një avantazh prej 4 pikëve me dy ndeshje të mbetura.

Ishte blerja e re e Chelsea-t Christian Pulisic ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6’ të takimit me një gol fantastik pas një aksioni personal.

Pak minuta përpara se skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes Paco Alcacer dyfishoi me një goditje të bukur dënimi.

Sulmuesi ka shënuar tre gola nga goditjet standarde këtë sezon, më shumë se e gjithë skuadra në katër sezonet e fundit.

Megjithatë, Werder nuk u dorëzua dhe Mohwald ngushtoi diferencën në minutën e 70’ pas gafës së portierit Roman Burki.

Pesë minuta më pas, ish-sulmuesi i Bayern Munich i ka bërë një nder të madh kryesuesve të kampionatit me golin e tij.

Në minutat e mbetura ndeshja ishte e hapur, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe tani kampionatit duket i mbaruar. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori