Dortmund thyen Bayernin, fiton Superkupën e Gjermanisë (VIDEO)
Dortmund ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke mposhtur Bajernin me rezultat të pastër 2:0.

Golat i shënuan Paco Alcacer në minutën e 48-të dhe Jadon Sancho në të 69-tën.

Kjo ishte finalja e nëntë e Bajernit në 10 vitet e fundit, ku i ka fituar 5 të tilla.

Klubi bavarez e kishte fituar tre herë radhazi këtë kupë para se Dortmund ta prishte këtë seri.

Për Dortmundin kjo është hera e 5-të në histori që e fitojnë këtë kupë.
Shtuar më 03/08/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori