Dortmundi "shkel" edhe Wolfsburg, vazhdon presionin mbi Bayernin (VIDEO)
Periudha pas rifillimit të futbollit po tregon një formë shumë të mirë te Dortmund, të cilët me fitoren 0:2 kundër Wolfsburg regjistrojnë fitoren e dytë radhazi.

Dortmund arritën të gjejnë golin kundër Wolfsburg qysh në minutën e 32’, me anë të Raphael Guerreiro, i cili tashmë numëron 3 gola në dy ndeshje.

Mysafirët pritën deri në pjesën e dytë për të shënuar edhe golin e dytë dhe atë vendimtar.

Në skenë u shfaq i huazuari nga Real Madrid, Achraf Hakimi, i cili shënoi në minutën e 78’.

Dy minuta më vonë, Wolfsburg mbeti me 10 lotjarë në fushë, pasi Felix Klaus u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 57 pikë për pozitën e dytë, një pikë më pak se Bayern, kurse Wolfsburg mbetet me 29 pikë në pozitën e gjashtë.
Shtuar më 23/05/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori