Drithëruese! Tifozët me koreografi spektakolare për Profetin Muhamed (VIDEO)
"Teala Al Badru Alayna", nën fjalët e kësaj kënge historike për botën islame, e cila është kënduar kur Profeti Muhamed mbërrinte në Medine pas largimit të detyruar nga Meka, tifozët e skuadrës së Premier League-së Arabisë Saudite Al Ittihad kanë kryer një koreografi spektakolare dedikuar njeriut që ndryshoi historinë jo vetëm të Gadishullit Arabik, por të të gjithë botës.

Skenografia spektakolare, në të cilën shkruhet në gjuhën arabe: "I dashuri ynë, i dërguari i Allahut", po bën xhiron e botës duke i treguar të gjithë tifozerive të famshme në rruzullin tokësor se çfarë do të thotë të bësh koreografi të vërtetë.

Shihni më sipër videon emocionuese. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2015, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori