Tirana-Kastrioti, Apolonia-Laçi dhe Skënderbeu-Partizani janë përballjet e tjera të javës së 14-t në Superiore. Bardheblutë duan tre pikët me krutanët, në mënyrë që të mos e rritin diferencën me skuadrat e kreut.
E njëjtë situata edhe për Laçin që luan në transfertë kundër Apolonisë, apo për Partizanin që sfidohet nga Skënderbeu në borë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
Apolonia-Laçi 1-0
Shënues: Gjata 20′
Skënderbeu-Partizani 0-2,
Shënues: Bardhi 3′, Solomon 7′
Tirana-Kastrioti 1-1
Shënues: Batha 35′ / Devid 21′
35′ Idriz Batha ka barazuar në “Selman Stërmasi”. Kapiteni i Tiranës mposhti portierin Isli Hidi dhe vendosi baraspeshën
21′ Devid i Kastriotit surprizoi Tiranën. Brenda zonës, sulmuesi brazilian nuk fali dhe e ndëshkoi portierin Visar Bekaj
21′ Apolonia ka ndëdhkuar skuadrën e Laçit me anë të sulmuesit Mario Gjata. Fierakët në epërsi
7′ Asani asiston sërish. Sulmuesi anësor krosoi në zonë, aty ku Solomon me kokë realizoi në portën e Skënderbeut
3′ Krosim nga Asani nga një goditje dënimi dhe Jurgen Bardhi me kokë arriti të befasonte portierin Dajsinani
Shtuar më 16/01/2021,
ora 14:50