Dybala heroi i Juves, argjentinasi shënon dopietë dhe ngjit bardhezinjtë në krye (VIDEO)





Paulo Dibala i ka dhënë sot një sukses shumë të rëndësishëm Juventusit në Ligën e Kampioneve, duke shpëtuar bardhezinjtë nga një rezultat që do të komplikonte ecurinë e tyre e sidomos luftën për vendin e parë në grup.

Në një ndeshje të dominuar nga ekipi italian përballë Lokomotiv Moskës, ishte pikërisht kjo e fundit që mbylli pjesën e parë në avantazh pas një përgjumjeje të prapavijës së ekipit vendas i cili u përpoq me çdo mënyrë më pas që të gjente rrjetën.

Por u desh një magji në minutën e 77 nga argjentinasi që rezultati të barazohej e më pas, vetëm dy minuta më vonë, ai u tregua i aftë të ndiqte një aksion në zonë për të çuar rezultatin në 2-1, shifra me të cilat u mbyll ndeshja.
Shtuar më 22/10/2019, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori